Turqi, operacion ndaj organizatës kriminale të udhëhequr nga Sedat Peker

e postuar më at 14:03
64 0

Policia në Turqi kreu një operacion kundër anëtarëve të një grupi të krimit të organizuar, i udhëhequr nga Sedat Peker, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një operacion me bazë në Stamboll të ndërmarrë në pesë provinca në të gjithë Turqinë, policia bastisi 121 adresa me urdhër për arrestimin e 63 të dyshuarve, përfshirë Sedat Peker, i cili ishte përcaktuar si kreu i grupit kriminal.

Peker thuhet se ndodhet jashtë vendit.

Të dyshuarit u zbulua se ishin angazhuar në mënyrë aktive në aktivitete kriminale, duke përfshirë grabitje, sulme, ryshfet dhe krime të tjera, si dhe ishin të përfshirë në krijimin e një grupi të krimit të organizuar.

Si rezultat i operacioneve janë arrestuar 49 persona, ndërsa janë konfiskuar shumë armë, municione dhe jelekë antiplumb.

Operacioni policor u mbështet nga dronët dhe ekipet e operacioneve speciale.

J X

nga kategoria