Smart News

Tre sondazhe në 7 muaj: BDI ruan stabilitet, VLEN humbet terren, ASH mëvetësohet fuqishëm | Tabela

Tre sondazhe të njëpasnjëshme të realizuara nga portali MKD.MK në bashkëpunim me Agjencinë e Marketingut Vizion ofrojnë një pasqyrë të zhvillimeve në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut gjatë një periudhe më shumë se gjashtëmujore. Fokus kryesor i këtyre matjeve është mbështetja për partitë politike shqiptare, veçanërisht BDI, VLEN dhe Aleanca për Shqiptarët (ASH), shkruan Flaka

Në grafikonin sipër, janë paraqitur të dhënat nga sondazhi i muajt dhjetor – 2024, Prill – 2025 dhe Korrik – 2025.

Sondazhi i parë, i publikuar më 21 dhjetor 2024, regjistroi një barazpeshë mes dy koalicioneve më të mëdha shqiptare:

BDI: 13%
VLEN (bashkë me ASH-në e Taravarit): 13.3%
Sondazhi i dytë, i datës 26 prill 2025, tregoi një qëndrueshmëri të përgjithshme të mbështetjes:

BDI: 12.1%
VLEN (sërish bashkë me ASH-në): 13%
Sondazhi i tretë, i fundit dhe më domethënësi, i publikuar më 12 korrik 2025, reflekton ndryshime të qarta në peizazhin politik:

BDI: 12.1% (në të njëjtat nivele si më parë)
VLEN: 7.7%
ASH – Arben Taravari: 3.6%
Në dy sondazhet e para, përqindjet e VLEN përfshinin edhe partinë Aleanca për Shqiptarët të udhëhequr nga Arben Taravari, që atëkohë ishte pjesë e këtij koalicioni. Ndërsa në sondazhin e fundit, VLEN është matur pa ASH-në, pasi kjo e fundit ka zgjedhur të veprojë e pavarur në skenën politike.

Ky zhvillim ndikon ndjeshëm në perceptimin publik për rënien e VLEN, që në fakt mund të shpjegohet edhe përmes ndarjes së përkrahjes mes dy subjekteve të dikurshme partnere. Megjithatë, në krahasim me sondazhet e mëparshme, mbështetja e kombinuar për VLEN dhe ASH (7.7% + 3.6%) mbetet dukshëm më e ulët se ajo që regjistrohej më herët, çka sugjeron një tkurrje të realë të mbështetjes për bllokun opozitar shqiptar.

BDI, në anën tjetër, ka ruajtur përqindjen e saj pa luhatje të mëdha, duke dëshmuar një stabilitet elektoral, pavarësisht dinamikave politike të muajve të fundit.

Këto matje paraqesin një moment të rëndësishëm për analizën e rrymave brenda komunitetit shqiptar në vend dhe do të jenë me peshë të veçantë në ndërtimin e strategjive për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare. Flaka

Exit mobile version