Smart News

Traumatologjia po “digjet”, rrezik për operacionet

Në adresë të PortalitX ka ardhur një denoncim për mosfunksionimin e kondicionerit në Klinikën e Traumatologjisë në spitalin shtetëror “Nënë Tereza”.

Punonjësit që frikësohen nga hakmarrja e menaxhmentit, i thanë PortalitX që temperatura në sallat e operimit shënon 29.5 gradë celsius ndërsa maksimumi i lejuar për atë ambient operimi është 20. Për këtë na dërguan edhe një fotografi në të cilën qartë duket temperatura e theksuar si problematike.

Përveç rrezikut të infeksioneve gjatë operimit, poashtu edhe personeli mjekësor nuk mund të funksionojë në gjendje të temperaturës së lartë për shkak të mantelit, kapeleve si dhe dorëzave e maskës që detyrohen ti mbajnë për shkaqe higjienike të procedurës së operacionit.

Nga biseda me të punësuar të kësaj klinike kuptuam se ky problem zvarritet për vite me radhë, dhe aktualizohet në çdo sezonë vere, por përpos premtimeve, nuk kanë parë asgjë tjetër.

Exit mobile version