Categories: Lajme

Tragedi në Tetovë: 7-vjeçarja ndërron jetë në spital, familja fajëson mjekët

Një vajzë 7-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë në Spitalin Klinik të Tetovës, duke tronditur opinionin publik. Familjarët akuzojnë mjekët për trajtim të gabuar dhe për faktin se nuk e kanë transferuar në kohë drejt Shkupit për kujdes më të avancuar.

Sipas dëshmive të familjarëve, gjendja e vajzës ishte përkeqësuar shpejt, por ekipi mjekësor nuk kishte ndërmarrë masat e nevojshme për ta nisur menjëherë në një qendër më të specializuar.

Ngjarja ka nxitur reagim nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, i cili përmes një deklarate publike ka shprehur ngushëllime dhe ka premtuar transparencë të plotë.

“Me dhimbje të thellë mësova për rastin tragjik në Tetovë, ku një fëmijë 7-vjeçar ka ndërruar jetë. Ngushëllime të sinqerta familjes në këto momente të rënda. Janë ndërmarrë masa për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit dhe opinioni do të informohet me transparencë për çdo hap. Jeta dhe shëndeti i qytetarëve, veçanërisht i fëmijëve tanë, është përgjegjësia jonë më e madhe”, thuhet në deklaratën e tij.

Nga deklarata e Aliut kuptohet se Ministria e Shëndetësisë do të ngrit Komision të posaçëm për të hetuar procedurat mjekësore të ndjekura nga Spitali i Tetovës dhe për të përcaktuar nëse ka pasur neglizhencë ose shkelje të protokolleve.

Rasti ka hapur sërish debatin mbi gjendjen e shëndetësisë publike, kapacitetet e spitaleve rajonale dhe mënyrën se si trajtohen rastet urgjente. Për shkurtë kohë, kjo është vdekja e dytë në Spitalin e Tetovës e ku familjarët dyshojnë për mjekim të gabuar. (koha.mk)

Admin01

Recent Posts

Nazim Taipi takon kryefamiljarët nga Sllatina, shpreh mirënjohje për kontributin e tyre

Kandidat i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Tearcës, Nazim Taipi, ka…

16 minutes ago

Ish-gjenerali i UÇK-së: Bota po sheh padrejtësinë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Hagës ka nisur faza e mbrojtjes në gjykimin ndaj ish-presidentit…

2 hours ago

Skandal: VLEN fshin flamurin kombetar nga identiteti vizual i kampanjes, vendos vetem flamurin maqedonas

VLEN ka nxitur zemërim të madh pasi në identitetin vizual të kampanjës ka hequr flamurin…

2 hours ago

Taravari: Prezenca e më shumë se 1000 mijë nënave e motrave është përgjigjia se forca e popullit është vënë në lëvizje dhe ska kush e ndalon

Aleanca Kombëtare për Integrim në Gostivar sonte kanë bashkëbiseduar me më shumë se 1000mijë nëna…

3 hours ago

Nazim Taipi merr bekimin e Dobroshtit për fitoren e madhe të 19 Tetorit

Kandidati i AKI-së për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga kryetari Nuhi Neziri…

11 hours ago

Mbi 1000 gra të AKI-së në Gostivarit vendosin ritmin e fushatës – Valboni dhe Valdeti me mbështetje të hekurt

Rreth 1000 gra nga Gostivari iu bashkuan sonte Besëlidhjes së koalicionit shqiptar Aleanca Kombëtare për…

12 hours ago