Tornadot në Kentaki: Numri i të vdekurve ka të ngjarë të shkojë në mbi 100, thotë guvernatori

e postuar më at 10:06
17 0

Numri i të vdekurve nga tornadot e fuqishëm që shkatërruan qytete në Kentaki ka të ngjarë të kalojë 100, thotë guvernatori, pasi shpresat për të gjetur të mbijetuar po zbehen.

Andy Beshear tha se kjo ishte ngjarja më shkatërruese e tornados në historinë e shtetit, me të paktën 80 vdekje të konfirmuara, përcjell Telegrafi.

“Asgjë që qëndronte në vijën e drejtpërdrejtë të [një] tornado nuk është më këmbë”, tha ai.

Ndërkohë siç vënë në pah mediat, katërmbëdhjetë vdekje janë raportuar në katër shtete të tjera.

Presidenti amerikan Joe Biden e ka shpallur një fatkeqësi të madhe federale atë që ndodhi në Kentaki dhe ka urdhëruar që ndihma federale të vihet në dispozicion për zonat më të goditura.

Kështu, punonjësit e shpëtimit kërkuan në rrënoja për të mbijetuarit e mundshëm, ndërsa ekipet shpërndanë ujë dhe gjeneratorë për banorët.

 

T F

nga kategoria