Thumbimi historik i deputetit Halil Snopçe për Qeverinë (Video)

e postuar më at 13:19
22 0

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe ka thumbuar ministrat e BDI-së dhe disa nga ministrat e LSDM-së në replikën e tij në seacën e djeshme në Kuvend, përcjell in7.

Mungesën e besimit, siç tha Snopçe, e dëshmon me mbajtjen e ministrave paraprake edhe në Qeverinë e re, të cilët dëshmuan se janë të paaftë për të zgjidhur problem dhe për të bartur përgjegjësi.

Nga foltorja e Kuvendit, Snopçe iu drejtua deputetes Arta Bilalli nga BDI ku përmendi ministrat e BDI-së dhe disa nga ministrat e LSDM-së, të cilët siç tha ai, e thelluan korrupsionin në vend dhe mosbesimin ndaj sistemit të gjyqësisë.

“Zonja Arta thash edhe parës në fjalim Spinoza ka thënë Ignorantia non est argumentum (Injoranca nuk është argument) dhe ju tentoni injorancën ta shfrytëzoni si argument.

Diskutova për përgjegjësinë kur u dogjën 45 persona, autobusin pa licencë, përgjegjësi e Ministrit të Transportit më duket se vazhdon të jetë Ministër.
Targat falco, kompetencë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, vazhdon të jetë Ministër.
150 herë ka kaluar kufirin pa licencë (Autobusi i Besa Trans) kompetencë e Ministrisë së Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, vazhdojnë të jenë Ministra.
Autobus të pa deklaruar për të shmangur taksën, kompetencë e Ministrit të Financave, vazhdon të jetë ministër.
Shofer të paraqitur si të punësuar në mënyrë të rrejshme, kompetencë e Ministrisë së Punës dhe politikës sociale, nuk vazhdon, vetëm një rast.
Unë flas për përgjegjësinë zonja Arta, nuk fola për numra”, tha mes tjerash Snopçe.

Snopçe më tej në replikën e rradhës ndaj deputetes së BDI-së Vjollca Mehmeti-Nuredini tha se në një sistem demokratik puna e opozitës është që të kritikon dhe të jetë korektor i qeverisë, dhe kritika është mjeti i themelor, elementar dhe bazik i një opozite në një shtet normal, në një shtet demokratik.

“Zonja Vjollca ju thatë një fjali në se kritikat nuk na bëjnë nder, pra në një sistem demokratik puna e opozitës është që të kritikon dhe të jetë korektor i qeverisë, dhe kritika është mjeti i themelor, elementar dhe bazik i një opozite në një shtet normal, në një shtet demokratik për të cilin flisim këtu.

Dhe normalisht nëse kritikat neve nuk na bëjnë nder për çka ju bëjnë nder juve kritikat?
Ju bënë nder juve pushteti i korruptuar?
Ju bënë nder juve pushteti i kriminalizuar?
A ju bënë nder juve mos mosdhënja e përgjegjësisë për asnjë skandal që ka ndodh në këtë shtet? Si në spitalin modular në Tetovë ku u dogjën për së gjalli 14 veta, askush nuk dha përgjegjësi ende sot e kësaj dite s’kemi. Me autobusin në Bullgari asgjë nuk dijmë, 45 veta u dogjën dhe unë paraprakisht përmenda faktet të pakontestueshme të mosdhënies të përgjegjësisë nga ministrat që i përmenda.
A këto ju bëjnë nder juve? Nëse neve nuk na bëjnë nder kritikat?”, përdundoi mes tjerash deputeti Snopçe./in7.tv/

A M

nga kategoria