Categories: Lajme

Thirrje raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë: Reagime të mëdha nga Shqipëria, heshtje nga pushteti në Kosovë

Ndeshja e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë, mbeti në plan të dytë.

Vëmendja u kthye në kore raciste ndaj shqiptarëve në këtë ndeshje.

Në thirrjet e tifozëve dëgjohet të thuhet: “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket, Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”.

Përgjatë zhvillimit të ndeshjes, u dëgjuan edhe thirrje të tjera skandaloze dhe nxitëse të urrejtjes etnike, si parulla famëkeqe “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, si dhe “Dhoma të gazit për shqiptarët”, që përkujtojnë retorikën më të errët të historisë evropiane.

Kjo situatë, ka nxitur reagime të mëdha. Sidomos në Maqedoni të Veriut nga disa parti politike, në Shqipëri, por jo edhe nga pushteti në Kosovë.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me thirrjet që ajo i konsideroi ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve në një ndeshje basketbolli mbrëmë në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.

“Gjuha e urrejtjes që nxit dhunën, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport, që në thelb të tij mbart frymën e bashkimit, të bashkëpunimit, të lojës së ndershme dhe të respektit ndaj tjetrit”.

“Vlerësoj reagimin e institucioneve të RMV, duke kërkuar njëkohësisht reagim edhe më fortë publik të zyrtarëve më të lartë të vendit mik”, u shpreh Spiropali.

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka shprehur shqetësimin pas thirrjeve raciste që u dëgjuan gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë mbrëmë.

Ai theksoi se gjuha e urrejtjes nuk ka vend as në sport, as në shoqëri, duke e cilësuar incidentin në Kumanovë si një alarm për të gjithë.

Meidani shtoi se po monitoron me vëmendje reagimet e institucioneve dhe kërkoi që autoritetet maqedonase të reagojnë me qartësi dhe përgjegjësi.

“Bashkëjetesa kërkon angazhim të përditshëm, respekt për rregullat e lojës dhe për njëri-tjetrin — jo vetëm në tribuna, por kudo.

“Po ndjek me vëmendje reagimet institucionale dhe pres që autoritetet më të larta të Maqedonisë së Veriut të flasin qartë, fort dhe me përgjegjësi”, tha ai.

Në anën tjetër, asnjë zyrtar i lartë nga pushteti në Kosovë nuk e ka çelur gojën për këtë punë. Mbase jo e habitshme kur kihet parasysh fakti se Kurti i dha mbështetje Lëvizjes VLEN, e cila sot është në pushtet.

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ashpër për këtë heshtje.

“Sot, ndërsa në Shkup bërtiten parulla fashiste kundër shqiptarëve, Kurti hesht. Heshtja e tij është më shumë se indiferencë, është bashkëfajësi politike dhe morale. Sot hesht edhe Donika Gërvalla, e cila kinse përfaqëson zërin diplomatik të Kosovës në skenën ndërkombëtare, por është zë i urrejtjes kundër oponentëve politik. Sot hesht edhe Presidentja Vjosa Osmani, vetë viktimë e përbuzjes institucionale të qeverisë së Mickoskit në incidentin e aeroportit. Heshtja e saj është dëshmi e transformimit në figurë të nënshtrimit”, ka shkruar Behrami.

Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut njoftoi se ka filluar masat operative për identifikimin e personave që dyshohet se kanë bërë thirrje raciste anti-shqiptare nga tribunat e sallës sportive në Kumanovë, gjatë kohës sa po zhvillohej ndeshja e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Ndërkohë ka reaguar edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni.

“Këto provokime vijnë nga grupe të vogla, por të zhurmshme. Ne i dënojmë fuqishëm dhe kërkojmë që të mos relativizohen. Nismëtarët e këtij provokimi do të përgjigjen”, theksoi Iseni.

Reagim të ashpër dje pati edhe BDI-ja e Ali Ahmetit.

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

2 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

2 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

6 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

6 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

7 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

8 hours ago