‘The Sun’ shkruan për origjinën dhe pasurinë e Bebe Rexhës

e postuar më at 16:21
68 0

Tabloidi britanik “The Sun” i ka dedikuar një artikull të gjatë këngëtares shqiptare Bebe Rexha.

“Këngëtarja e hitit “I’m a mess” do të bëjë hapjen e “Wrestle Mania” duke interpretuar “America the Beautiful” të shtunën, më 10 prill.

Fansat po presin për albumin e saj të dytë, por ajo nuk ka publikuar një titull apo datë deri më tani. Ajo bëri të ditur se tema e albumit është e qartë nga dy këngët e para të tij të publikuara, “Baby, I’m Jealous” dhe “Sacrifice”.

“E njëjta fije në të gjithë këngët është se ata të gjithë flasin për pasigurinw që unë kam. Qoftë kjo, si frika për të mos qenë mjaft e mirë, apo pasiguria ime nga xhelozia, dhe pasiguria ime për të dështuar, ose pasiguria ime e sabotimit të gjithçkaje në jetën time. Pra … kjo është linja kryesore e fijeve në të gjithë albumin”, thotë Bebe Rexha.

Besohet se artistja 31-vjeçare ka një vlerë neto të hyrash vjetore prej rreth 5 milionë dollarësh. Ajo është e njohur për këngë të tilla si: “I Got You”, “Meant to Be” dhe “No Broken Hearts”.

Këngëtarja fiton nga turnet e shumta muzikore, klikimet në platformat muzikore si dhe disa prej reklamave me kompanitë e famshme.

Bebe Rexha lindi më 30 gusht 1989, në Brooklyn dhe u rrit në Staten Island. Nëna e saj lindi në SHBA në një familje shqiptare me rrënjë nga Gostivari (tani pjesë e Republikës së Maqedonisë) dhe babai i saj lindi në Dibër.

Dibra është një komunë në pjesën perëndimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Rexha i binte borisë dhe e mësoi veten të luante kitarë dhe piano kur ajo po rritej në Staten Island të Neë York-ut.

Ajo thotë se: Coldplay, Cranberry, Lauryn Hill, Alanis Morissette dhe Kanye Ëest ishin artistët ndikues që ajo të merrej me muzikë.”

nga kategoria