Teuta Arifi: Krejt premtimet do të realizohen shum shpejtë

e postuar më at 08:58
67 0

Në emisonin Click Plus në TV21, ishte e ftuar kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Arifi ka folur për temat aktuale në Tetovë, punët dhe çështjet kryesore në këtë qytet.

Kryetarja ka treguar se kur do të përfundojë rruga industriale në Tetovë, edhe gropat nëpër qytet do të bëhen dhe Tetova do jetë pa gropa, edhe problemi me mbeturina do të regullohet.

Premtim që në mandatin e parë nga kryetarja ka qenë edhe bulevardi Bllagoja Toska që tani ka filluar për tu realizuar ku ajo u shpreh se edhe ky bulevard do të realizohet shumë shpejt.

Edhe uji për pije do të realizohet plotësisht shum shpejt pas Bajramit.

Edhe ura e kazazëve do të realizohet në pranverë, edhe rruga Brodec – Shipkovicë.

Shpresojmë që kryetarja Teuta Arifi nuk ka harruar që u ka premtuar qytetarëve të Tetovës edhe problemin me qentë endacak.

Tetova do të buzëqesh shumë shpejtë, mos humbni shpresat për një jetë më të mirë në Tetovë.

nga kategoria