Tetovë, një 52 vjeçar humbi jetën, iu përkeqësua gjenda derisa drejtonte makinën

e postuar më at 14:22
99 0

Një shofer 52-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti, vetura e të cilit ka dal nga rruga Tetovë-Shkup pasi të njëjtit i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore, ndërsa Spitali i Tetovës vetëm konstatoi vdekjen.

“Në ora 18:45 në SPB Tetovë është raportuar se duke lëvizur me veturën “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës në autostradën Tetovë-Shkup, personit Sh.J. (52) nga Kapaçindolli i Tetovës, i cili kishte qenë duke drejtuar automjetin, papritmas i është përkeqësuar gjendje shëndetësore, me ç’rast ka humbur kontrollin e veturës dhe ka dalë nga rruga. Pas përplasjes, ai dhe pasagjeri A.I. (62) nga i njëjti fshat janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore, ku mjekët kishin konstatuar se Sh.J. kishte ndërruar jetë, kurse pasagjeri ka përfunduar me lëndime të lehta”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.

Prokurori Publik dhe ekipi nga SPB Tetovë kryen kontroll të plotë, ndërsa trupi i të ndjerit iu dorëzua familjes.

J X

nga kategoria