Tetovarët në pikën e të nxehtit pa asnjë paralajmërim paraprak kanë mbetur pa funrizim me ujë të pijshëm dhe ujë sanitar. Qindra qytetarë që nga mëngjesi kanë kërkuar arsye deri sa NPK Sharri rreth orë 13e30 ka njoftuar për një havari në gypin kryesor. Tetovarët të zënë në befasi në kushte ekstreme sanitare për shkak të temperaturave kanë vërshuar marketet e Tetovës për furnizim me ujë të pijshëm dhe Sanitarë.
NPK Shari, përmes një postimi të radhës ka njoftuar se është gjetur defekti dhe se po punohet për reparimin e tij por që për të rikthyer në funksion do të ju nevojiten edhe 3 më së paku, shkruan Top24
Pas më shumë se 8 orësh pune intensive në kushte të vështira, ekipet e NPK “Sharri” kanë arritur të lokalizojnë defektin, i cili është shkaktuar në linjën e vjetër F400, në një thellësi prej rreth 3 metrash. Ky është një prej defekteve më të ndërlikuara, për shkak të moshës së tubacionit dhe pozitës së tij në terren.
Nga ky moment, parashikojmë që të nevojiten edhe 2-3 orë shtesë për sanimin e plotë të problemit dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë. Pavarësisht temperaturave të larta dhe vështirësive teknike, punëtorët tanë po punojnë pa ndërprerje me përkushtim maksimal, me qëllim që Tetova të ketë ujë sa më shpejt të jetë e mundur.
U kërkojmë falje të sinqerta të gjithë qytetarëve për pengesat e shkaktuara dhe ju lusim për mirëkuptim, duke ju siguruar se çdo minutë e punës sonë është në shërbimin tuaj.