Një tërmet me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter është regjistruar sonte në vendin tonë në orën 22:17.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të Mavrovës, me një thellësi prej 10 kilometra.
Lëkundjet nga tërmeti janë ndjerë në të gjithë vendin me intensitet të lartë.
Kjo pjesë e Maqedonisë, posaçërisht afër Liqenit të Mavrovës, ka qenë aktive për një kohë të gjatë, por sizmologët thonë se është një aktivitet i rregullt sizmik.