Categories: LajmePolitika

Tenderët miliona euro dhe heshtje për pacientët: Diabetikët paralajmërojnë protestë kundër Ministrisë së Shëndetësisë

Ndërkohë që tenderët milionësh vazhdojnë të mbushin agjendën e Ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, një krizë e re po përvëlon në heshtje: pacientët me diabet paralajmërojnë protestë publike, duke denoncuar diskriminim sistematik dhe kërcënime për ndërprerje të të drejtave të fituara.

“Kjo është një tragjedi, i nderuar ministër, nëse lejohet të ndodhë! Nëse nuk përgjigjeni në mënyrë bashkëpunuese dhe të vetëdijshme ndaj kërkesës dhe apelit tonë, nuk na mbetet tjetër veçse të thërrasim protestë publike para Ministrisë së Shëndetësisë dhe para Qeverisë,” thuhet në letrën e hapur të Unionit të Shoqatave të Personave me Diabet në Maqedoninë e Veriut, të nënshkruar nga kryetari Dime Velev.

Pacientët kërkojnë ndalim të menjëhershëm të politikave që i etiketojnë si barrë për sistemin shëndetësor, duke kundërshtuar përpjekjet për t’u ofruar glukometra më të lirë, rishikim nga komisione të jashtme dhe ulje të të drejtave të trajtimit.

“Nuk do të pranojmë më të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë, si pacientë që duhet të ‘kursehen’ me kosto dhe të rishikohen nga komisione sikur të ishim rast social,” – shkruhet më tej në letrën e hapur.

Ky reagim vjen në një kohë kur vetë Ministria e Shëndetësisë është nën vëzhgim publik për katër tenderë të nënshkruar nga Azir Aliu vetëm në periudhën 25 qershor – 4 korrik, me vlerë totale 3.660.894 euro (225.144.991 denarë), ndërkohë që nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për problemet e ngutshme në klinikat publike dhe as një prononcim për kërkesat e pacientëve kronikë.

Pacientët kërkojnë reagim urgjent dhe u bëjnë thirrje institucioneve që të mos i shndërrojnë në “viktimë të kursimeve buxhetore”, duke paralajmëruar se nuk do të heshtin më.

Burimi i lajmit Sloboden Pecat

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

4 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

5 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

6 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

8 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

8 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

9 hours ago