Teatri i Gostivarit me nismë për të sjellë studentët më afër teatrit

89 0

Drejtori i Teatrit të Gostivarit, Sulejman Rushiti, u takua me udhëheqësin e studentëve të Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani” për të shpalosur nismën që ka për qëllim afrimin e studentëve sa më afër shfaqjeve teatrale, transmeton Portalb.mk.

“Në takim u diskutua për bashkëpunim me theks informimin e ndërsjellë me qëllim të përfshirjes aktive të studentëve të Universitetit të Tetovës në aktivitetet e Teatrit të Gostivarit”, njoftojnë nga Teatri i Gostivarit.

Raportohet që ky bashkëpunim do të fillojë me organizimin e shfaqjeve për studentët, për të vazhduar pastaj me aktivitetet tjera.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria

pg slot