Të shtëna me armë zjarri në Shkup, plagoset një person

e postuar më at 19:46
100 0

Një person është lënduar në një incident që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkup. Në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën “Goce Stojçevski” në Çair, një person ka shtënë në drejtim të E.I (27) nga Shkupi dhe me plumb e ka plagosur në pjesën e këmbës.

Personit të plagosur i është ofruar ndihma mjekësore në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. /SHENJA/

nga kategoria