Categories: LajmePolitika

Të shtëna me armë në pikëpagesën e Zhelinës | Plagosen dy vëllezër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në pikëpagesën rrugore në autostradën Tetovë – Shkup, në afërsi të Zhelinës. Një 40 vjeçar ka shtënë me armë zjarri ndaj dy vëllezërve, 32 dhe 34 vjeçarë, përcjell Klan Maqedoni.

“Më datë 04.03.2023, në SPB Tetovë është raportuar se në ora 11:19 në stacionin e pagesave të Zhelinës, J.A (40) nga Tetova, pas një debati të mëparshëm ka shtënë me armë zjarri në drejtim të A.K (34) dhe vëllait të tij A.K (32), gjatë së cilës të dy kanë pësuar lëndime”, thonë nga policia.

Të dy vëllezërit janë transportuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup për ndihmë mjekësore.

Prokurori publik dhe zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë kryer kontroll dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./KlanMacedonia

admin2 admin2

Recent Posts

Dokument/ Bilall Kasami hap tender për “Kapellën” në Falisht, për Xhamiat nuk ka dhënë asnjë Euro

Mer fund misteri i mbështetjes së Bilall Kasamit për objektet fetare ortodokëse. Dje pra me…

2 hours ago

Taravari: Kandidatët e ASH-së do të fitojnë që në ruandin e parë për kryetar komune

Aleanc për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit të partisë, me ç’rast ka…

4 hours ago

Albin Kurti dhe roli i tij si alibi i VLEN-it në dështimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Qeverisja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është përballur me sfida të shumta gjatë këtyre…

4 hours ago

BDI: Kapja e qeverisë nga “Bota serbe” rrezikon shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit

Bashkimi Demokratik për Integrim, sot përmes një komunikate ka reaguar përsëri lidhur me ndikimin e…

4 hours ago

ASH: Në vend të librave, nxënësve u shpërndahen kopje të vjetra dhe të grisura

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për gjendjen alarmante me tekstet shkollore nëpër shkollat…

5 hours ago

Kosovë/ Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të fillojë sot dhe do të vazhdojë…

5 hours ago