Smart News

Të shtëna me armë në “Bon Vivant” Prishtinë, një i vdekur dhe 21 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes në një lokal në qendër të Prishtinës,  ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 21 persona, ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, 4 prej tyre janë lënduar me armë zjarri, ndërsa 17 të tjerë si pasojë e thyerjeve të gotave ose shisheve prej qelqi. Dyshohet se shumica prej të lënduarve janë femra.

Kastriot Ramadani, 39-vjeç, ka vdekur sot pas plagëve të marra nga arma e zjarrit mbrëmë në lokalin e famshëm në Prishtinë, “Bon Vivant”.

Lajmin për vdekjen e njërit prej të plagosurve e ka konfirmuar doktori Shaqir Uka nga Klinika Intensive, i cili tha se bëhet fjalë për një 39-vjeçar.

Ende nuk dihen ende shkaqet e sherrit mes personave, që agravoi deri në përplasje fizike dhe shkrepje arme.

Të plagosurit janë duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK. Mes tyre janë katër të dyshuar, si të përfshirë në këtë rast, ndërsa pritet identifikimi i personave të tjerë. Sipas burimeve një i dyshuar mashkull gjendet në arrati.

Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera hetimore.

Në vendin e ngjarjes janë njësitë policore dhe njësia K-9, ku janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku, për zbardhje të plotë të këtij rasti.

Exit mobile version