Të shqetësuar nga tërmetet, banorët e Mavrovës kaluan natën në automjetet e tyre

e postuar më at 13/03/2021
94 0

Seri e tërmeteve goditën Maqedoninë e Veriut gjatë ditës së djeshme, me epiqendër në afërsi të liqenit të Mavrovës, gjë që shqetësoi më së tepërmi banorët e komunës Mavrovë Rostushë dhe një pjesë e tyre orë të tëra kaluan jashtë, në automjetet e tyre.

Nga komuna Mavrovë Rostushë thonë se deri më tani nuk janë denoncuar dëme materiale.

„Gjatë ditës së nesërme, janë regjistruar tre tërmete me magnitudë më të vogël dhe një me magnitudë më të madhe në territorin e komunës Mavrovë Rostushë dhe komunat përreth. E gjithë kjo shkaktoi shqetësim dhe një pjesë e tyre mbetën jashtë, në automjetet e tyre. Në marrëveshje dhe komunikim me policinë u lëshuan 26 automjete me udhëtarë, banorë të komunave tjera që kanë qenë në pronat e tyre në rajonin e Mavrovës “, informojnë nga komuna Mavrovë Rostushë./Smartnews/

nga kategoria