Të paktën 10 të vrarë në një sulm vetëvrasës në Somali

e postuar më at 10:36
71 0

Të paktën dhjetë persona kanë mbetur të vrarë të shtunën në një sulm vetëvrasës me bombë që ka ndodhur në kryeqytetin e Somalisë.

 

“Një sulmues vetëvrasës ka hedhur vetën në ajër nën një pemë ku shumë nëna në gjendje të rëndë financiare shesin çaj, qumësht dhe produkte të tjera”, ka bërë të ditur një zyrtar qeveritar.

Sipas tij, shumë njerëz kanë mbetur të plagosur.

Deri më tani nuk ka ndonjë koment nga al Shabaab i cili më parë kishte marrë përgjegjësinë për sulmet në dy baza të ushtrisë në Somali.

Ndërkohë, ushtria kishte bërë të ditur se ka pasur viktima në të dy sulmet mirëpo tani gjithçka është nën kontroll.

J X

nga kategoria