Të pakënaqurit e ASH-së, me urdhër të së cilëve janë shkarkuar funksionarët e ASH-së në Qeveri, për përkrahjen e tyre ndaj kryetarit të ASH-së Arben Taravari i kanë zëvendësuar me funksionarë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Mungesën e kuadrove profesionale dhe përkrahjes të pakët që zotëron Sela, e vërteton zëvendësimi i fundit i funksionit të Drejtoreshës të Galerisë së Arteve në Tetovë Arbenita Meta me Besa Dautin. Arbenita Meta është një ndër aktivistet e para të LR-PDSH-së e më pas e Aleancës për Shqiptarët, ajo gjithashtu njihet edhe si themeluese e Asamblesë së Gruas në Aleancën për Shqiptarët dhe një ndër aktivistet më të zellshme që ka ASH-ja në degën e Tetovës. Ndërkohë Besa Dauti është anëtare e BDI-së, e cila ka qenë pjesë e kabinetit të Teuta Arifit, dhe pastaj është shpërblyer me punësim në Galerinë e Arteve në Tetovë, e deri së fundmi është emëruar Drejtoreshë, jo nga propozimi i BDI-së por nga propozimi i ASH-së.
Ndryshe, në rrjetet sociale është siguruar edhe fotografia që tregon qartë që Besa Dauti është pjesë e BDI-së dhe jo e ASH-së, ku së fundmi shihet të shoqërohet me funksionar aktual të ASH-së në fotografi të ndryshëm.