Të mërkurën Zaevi takohet me Selën dhe Gashin

e postuar më at 14:39
73 0

Deputeti Skender Rexhepi nga koalicioni ASH-AAA, bëri të ditur se të mërkurën opozita shqiptare do të takohet me kryeministrin Zaev për të diskutuar për ligjin për shtetësinë dhe gjetjen e zgjidhjes, transmeton TV21.

Takimi do të mbahet të mërkurën në ora 10:00.

“Kam një lajm të mirë edhe për të gjithë ata që kanë problem me shtetësinë se presioni ynë arriti suksesin e vet dhe ditën e merkur në ora 10 do të takohen dy kryetarët me kryeministrin dhe përfaqësues të Qeverisë bashkë me koordinatorët e koalicionit tonë dhe atyre qeveritarë me qëllim që të gjejmë zgjidhjen për ligjin për shtetësinë”, tha Skender Rexhepi nga koalicioni ASH-AAA.

J X

nga kategoria