Të hënën fillon vaksinimi i punonjësve mediatik

72 0

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave (SPGPM) dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, javën e kaluar zhvilluan një aksion për të regjistruar gazetarët dhe punonjësit mediatik për vaksinimin kundër Kovid-19.

Gjithsej 758 persona aplikuan në thirrjen e SPGPM dhe SHGM, nga të cilët 631 i plotësojnë kushtet për fazën e parë për sa i përket kufirit të moshës, sëmundjes kronike, gjegjësisht gazetarë aktivë dhe punonjësve të medias. Këta njerëz do të kontaktohen sa më shpejt të jetë e mundur nga përfaqësuesit e autoriteteve shëndetësore dhe do të informohen për datën e saktë të vaksinimit e cila do të fillojë të hënën në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.

Të paraqiturit e tjerë të mbetur 127, që ishin kryesisht nën moshën 40 vjeç ose që ishin pjesë e shërbimeve administrative ose të mirëmbajtjes së mediave do të merren në konsideratë në raundin e dytë të imunizimit të punonjësve mediatikë, që është planifikuar të zhvillohet menjëherë pas mbërritjes së dërgesës tjetër të vaksinave, të cilat priten në javët e ardhshme.

Kësaj thirrje iu përgjigj gazetarët dhe punonjësit e mediave nga gjithsej 110 media tradicionale dhe onlajn nga i gjithë vendi.

Në fazën e dytë, të gjithë gazetarët dhe punonjësit e mediave do të mund të aplikojnë, si dhe punonjësit e mediave që kanë interes të përfshihen në procesin e imunizimit.

Gazetarët dhe punonjësit e mediave të interesuar, nga e hëna, 4 prill deri të dielën, 11 prill do të mund të aplikojnë përmes redaksive të tyre duke dorëzuar një listë në e-mail: contact@ssnm.org.mk vetëm duke dërguar një formular të plotësuar të cilin mund ta shkarkoni këtu.

Aplikimet që dërgohen ekskluzivisht në formularin e përmendur do të pranohen, në të cilat duhet të shënohet personi përgjegjës për kontakt nga redaksia. Personat që janë regjistruar tashmë nuk duhet të riregjistrohen.

Detyrimi për besueshmërinë e informacioneve mbetet në përgjegjësinë e personit përgjegjës të theksuar në formular për të cilën është e nevojshme të theksohet edhe informacionet e kontaktit.

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave (SPGPM) dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria