Tayna merr vëmendje me stil interesant flokësh, gjersa shfaq një nga dukjet e klipit “WTF”

e postuar më at 19:51
288 0

Ajo vetëm dy ditë më parë solli këngën e re të quajtur “WTF”.

Bëhet fjalë për reperen Tayna, e cila kësaj radhe ka bashkuar forcat me reperen angleze, Ivorian Doll.

Projekti i dyshes u përfol mjaft shumë për paraqitjet provokuese të dy repereve, të cilat po ashtu morën komplimente të shumta.

Së fundmi, këngëtarja nga Prizreni ka ndarë disa imazhe në Instagram të realizuara gjatë këtij klipi.

24 vjeçarja vjen në top formë e veshur në ngjyrë vjollcë dhe me stil interesant flokësh, ngjyrë hiri në të vjollcë.

“E lë nuk më lë e si unë ai nuk do të gjejë. Më bëhet bajat e që nuk e dua e vëren. Vazhdojeni”, duke kërkuar nga fansat të vazhdojnë me tekstin e radhës.

Sido që të jetë, kjo këngë për vetëm dy ditë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve.

nga kategoria

Luana Vjollca vjen në Kosovë

Posted by - 10/03/2021 0
Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, ka ardhur sot në Kosovë, shkruan Express. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo…