Tatimi në pronë, Shkupi arkëton gjysmën e shumës së përgjithshme (Raport)

e postuar më at 08/03/2021
98 0

Sipas hulumtimit të Qendrës për komunikime qytetare në lidhje me tatimin në pronë dhjetë komunat e Shkupit mbledhin para nga ky tatim sa gjithë 70 komunat tjera sëbashku. Tatimi në pronë i cili paraqet të ardhur burimore për komunat dhe përllogaritet, dorëzohet dhe arkëtohet nga vetë pushteti lokal.

Sipas të dhënave të QKQ për vitet 2017, 2018 dhe 2019, qytetarët dhe ndërmarrjet ju paguajnë mestare prej 21 milionë euro komunave të tyre për pronën që posedojnë në rajonin përkatës. Prej tyre, 10,2 milionë euro mbledhin komunat në përbërje të qytetit të Shkupit. Ky tatim përllogaritet si 0,1 përqind i vlerës së pronës, gjë që tregon se parcelat dhe ndërtesat në kuadër të komunave të Shkupit vlejnë sa pjesa e mbetur e shtetit bashkë.

Këto numra janë edhe një tregues tjetër për përqëndrimin e fuqisë ekonomike në kryeqytetin e vendit përballë anashkalimit të pjesës së mbetur të komunave, siç janë pjesëmarrja e rajonit të Shkupit në krijimin e bruto-prodhimit vendor, dallimi në pagat mesatare ndërmjet Shkupit dhe rajoneve tjera.

Arkëtimi mestar i tatimit në pronë është 81 përqind. Një e pesta e mjeteve që pushteti lokal duhet të mbledhë vjen nga poseduesit e pronave, por sipas raporteve vjetore nuk kanë përfunduar në arkat e tyre. Humbja vjetore e përgjithshme e komunave nga mosarkëtimi i tatimeve në pronë është 4 deri 5 milionë euro në vit, por ka dallime të mëdha mes komunave sa i përket kësaj humbje në bazë vetore.

Si rast i veçantë është komuna e Haraçinës me arkëtim të këtij tatimi prej 0 përqind, përs shkak se kjo komunë as arkëton, as dorëzon vendime, as ka repart të tatimeve. Në raportin e QKQ thuhet se kjo komunë nuk ka bazë të të dhënave për tatimpaguesit, gjegjësisht nuk kanë informacion për atë se kush dhe sa pronë posedon në territorin e komunës së Haraçinës dhe vlerën e tyre.

Raportin e hulumtimit të QKQ-së për tatimin në pronë mund ta shihni këtu/SmartNews/

nga kategoria