Taseva për rastin Rashkovski: Përveç hetimit penal nevojitet edhe hetim financiar

e postuar më at 21:59
70 0

Paralelisht me hetimin penal, Prokuroria duhet të hapë edhe hetim financiar për rastin Rashkovski, tha në emisionin “360 Gradë” në Alsat, Slagjana Taseva, kryetare e Transparencë Internacional Maqedoni dhe ish kryetare e Komisionit për parandalimin e korrupsionit.

Taseva shtoi se është e nevojshme të shihet se ku kanë përfunduar paratë nga blerja e softuerit për shkelje në trafik.“Ajo që Prokuroria mund të bëjë tani, përkrah kontrollit të bërë nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit, duhet paralelisht me hetimin penal të hapin edhe hetim financiar. Të shohin ku kanë përfunduar paratë nga ky tender. Çfarë ka ndodhur? Ekziston një strategji e tërë për hetimet financiare”, tha Taseva.

nga kategoria