Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sonte ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ish partnerëve të tij në VLEN duke theksuar se brenda koalicionit vendosnin dy-tre persona duke mos pyetur aspak anëtarësinë dhe partitë e tyre.
“Vendimet në VLEN silleshin nga dy-tre persona pa mos u konsullturar me strukturat partiake apo me kryesinë e partisë. Unë për çdo vendim që është dashur të marr kam kërkuar dy ditë kohë që të konsulltohem me organet partiake” tha Taravari.