Koalicioni VLEN do ta sjell ndryshimin, sepse ndryshimi veç më ka nis, këtë e tha kandidati i opozitës shqiptare për president në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, në zyrtarizimin e koalicionit mes ASH-së dhe LEN, përcjell TV21. Taravari tha se është i bindur se me 24 prill, do të kalojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
“Unë më tash fuqimisht besoj, prej përkrahjes që e mora prej të gjithë partive opozitare shqiptare se për herë të parë një shqiptar do të kalojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale”, pohoi Taravari.