Smart News

Taravari: Zgjedhjet Lokale janë determinuese për ardhmërinë e një partie

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në Dialog te Lajmi, tha se zgjedhjet lokale janë detereminuese për ardhmërinë e politikave të një partie por edhe të një vendi. Taravari shtoi se fitorja e madhe e VMRO-së në vitin 2024 ishte e përcaktuar që nga viti 2021 në zgjedhjet lokale, kur VMRO fitoi 45 komuna dhe me të gjithë ato komuna është pritur vetëm data e zgjedhjeve për të marrë 50 deputet.
“Aleanca ndryshe të jetë me pesë apo gjashtë komuna, por edhe BDI varet shumë prej kësaj, ashtu siç varet edhe LD-ja, Besa dhe Alternativa. Kështu që zgjedhjet lokale nuk janë që qytetarët votojnë ekskluzivisht për partitë. Pasi zgjedhjet lokale janë shumë specifike, dhe më shumë votohet individi. Partia është një makineri që mbledh vota, por ndikon jashtëzakonisht shumë individi”, u shpreh Taravari.
Ai shtoi se në disa Komuna ku shqiptarët duhet të dalin bashkë siç është Kërçova, Bërvenica, Çashka, Butel dhe të ngjashme, duhet të jetë një kandidat, siç tha Taravari, sportistë, mjek, apo kushdo që banorët i besojnë.

 

Exit mobile version