Taravari: z.Hasani bashkë me Filipçen duhet të jepni dorheqje

e postuar më at 28/03/2021
129 0

Ka qenë Arben Taravari që i ka reaguar zv/ministeit të shendetsisë Ilir Hasani në lidhje me qëndrimin e tij te shkruar dje ne Facebook.

Ja postimi i plotë i Taravarit:

 

“z.Ilir Hasani, ju bashkë me ministrin Filipçe duhej të jepni dorëheqje, dhe mos bëni analistin se nuk ju paguan populli për analist! Ju paguan për të ruajtur shëndetin publik, e ju po i vdisni çdo ditë, prandaj dorëhiqu që mos të vijë puna deri tek dorëzohu!

Qeveria juaj, ta kuptojë se s’po bën asgjë për shëndetin e qyetarëve. Qyetarët e këtij vendi po ikin në Sërbi sepse Qeveria juaj nuk po siguron vaksinën, dhe shteti ynë vazhdon të ngelet i pari në rajon me vdekshmëri nga kovidi, dhe shteti i fundit që nuk e ka siguruar vaksinën. Valën e pandemisë e ka shkaktuar mungesa e vaksinës dhe sitemi juaj shëndetësor. Vendet e tjera të Rajonit tani kanë mbaruar edhe me dozën e dytë të vaksinës, ndërsa ju as që keni filluar. Ju bashke me ministrin duhet të jepni dorëheqje si e thamë, e jo t’i gjykoni qytetarët pse po vdesin nga virusi!”

 

J X

nga kategoria