Smart News

Taravari VMRO-së: Votoni ndryshimet kushtetuese, ASH jo nesër, por sot del nga Qeveria

 

Kreu i ASH-së, Arben Taravari në “Summer Click” në TV21 tha se janë të gatshëm që sot të dalin nga Qeveria, nëse këtë e kërkon VMRO-DPMNE, në këmbim të votimit të ndryshimeve kushtetuese.

“Në këtë periudhë të rëndësishme për vendin, në qoftë se del dikush që është i rëndësishëm për të bërë ndryshimet kushtetuese, shembull e marrë VMRO-DPMNE-në, nëse thotë se ASH duhet të dalë nga Qeveria, ne i votojmë, Aleanca jo nesër, sot largohet nga Qeveria komplet, le të urdhërojnë, le të bëjnë Qeveri të zgjeruar, le të votohen ndryshimet kushtetuese, le të shpallin zgjedhje, shkojmë në zgjedhje”, tha Taravari.

Exit mobile version