Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

 

Në Maqedoni, tashmë prej 11 muaj në qeverisje është koalicioni VLEN, praktikisht prej zgjedhjeve të 8 majit të vitit 2024 kur arriti të bëjë një rezultat shumë të mirë, fituam 14 dhe të jetë pjesë e Qeverisë. Normalisht, ne me kryeministrin e Qeverisë kishim negociata për disa pika kyçe, të rëndësishme nga programi ynë zgjedhor. Fatkeqësisht pas 11 muajsh konstatojmë se asgjë nga programi ynë nuk arritëm të realizojmë dhe prandaj u larguam nga Qeveria.

Ky sqarim mbi arsyet e largimit të ASH nga Qeveria vjen vetë nga kreu i kësaj partie Arben Taravari.

Ai në një intervistë për televizionin “MCN” në Shqipëri potencoi se partia më e madhe qeverisëse maqedonase VMRO-DPMNE së bashkë me partinë tjetër maqedonase ZNAM kanë 64 deputetë, d.m.th katër më shumë se sa nevojitet për ta formuar Qeverinë dhe se ka pasur tendenca dhe përshtypje nga ana e ASH ka qenë se janë të margjinalizuar dhe të papërfillur.

“Ne si ASH nuk jemi mësuar të jemi në Qeveri dhe të jemi vetëm dekor aty. Prandaj vendosëm të dalim në opozitë dhe të kthehemi te qytetari dhe të bashkëbisedojmë me ata dhe të përgatitemi për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen në tetor të këtij viti. Jemi 5 muaj para zgjedhjeve lokale dhe mendoj se duhet të mobilizohet partia sepse për ne shumë e rëndësishme është korrja e fitores në zgjedhjet vendore”, deklaroi Taravari.

Ai shtoi se është hera e parë që katër parti shqiptare të jenë bashkë në qeverisje, por tha se ka pasur një lloj diskoordinimi që nga nëntori, dhjetori dhe është shfrytëzuar prej partisë më të madhe maqedonase.

“Kjo na bëri që ne të sjellim vendimin që të dalim me lista të veçanta për zgjedhjet lokale për këshilltarë komunal, por kjo nuk u pranua kurrë nga partnerët e koalicionit dhe pastaj kishte presione të hatashme ndaj kryeministrit dhe ne vendosëm të shkojmë në opozitë që mos mbetemi vetëm dekor më Qeveri dhe mos realizojmë asgjë prej pikave që i premtuam. Për shembull ishte rruga evropiane që mbetet e bllokuar, decentralizimi i pushtetit lokal, pasi këtu bashkitë kanë shumë pak kompetenca në krahasim me shtetet e rajonit. Pastaj, u shfuqizua mekanizmi i Balancuesit i cili rregullore përfaqësimin e të gjitha etnive që jetojnë këtu dhe ne duhej ta sjelli një ligj për përfaqësim adekuat që nga nëntori dhe ja sot është 16 maj dhe ligji nuk është askund. Ndërkohë kishte punësime nëpër institucionet dhe zakonisht punësoheshin maqedonas dhe shumë pak shqiptarë. Përshtypja te qytetarët ishte se VLENI nuk përfillet në Qeveri ku ishim edhe ne si parti. Ne dolëm prej Qeverisë, i kthehemi popullit dhe organizohemi sa më mirë për zgjedhjet lokale”, tha më tej Taravari.

Ne bëmë një rezultat shumë të mirë prej 107 mijë votash në zgjedhjet parlamentare, nënvizoi më tej kreu i ASH-së, por edhe në ideologji, siç ai potencoi në VLEN kanë qenë inkopaktibil.

“U munduam të jemi bashkë deri për zgjedhjet lokale, por ishte thjeshtë e pamundshme të pranohen ultimatume që të shkohet në zgjedhje siç imponohet prej partnerëve të koalicionit. Partitë tjera vazhdojnë të jenë në pushtet dhe unë ju urojë të kenë suksese të shumta”, tha Taravari.

admin

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

2 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

2 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

6 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

6 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

7 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

8 hours ago