Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka vizituar lagjen Vizbeg të Shkupit.
“Me qytetarët në çdo moment
Si çdo herë Aleanca është në shtëpinë e saj në bazë.
Sot kryetari i partisë z.Arben Taravari e vizitoi lagjen Vizbeg së bashku me drejtorin e Inspektoratit të Arsimit z.Halit Ferati për të dëgjuar hallet dhe shqetësimet e këtij vendbanimi. E dhamë fjalën se do jemi me qytetarët çdo herë dhe ne e mbajmë fjalën. Bashkëbisedimi i këndshëm dhe mikëpritja e banorëve na jep obligim shtesë që të jemi pranë tyre në çdo kohë”, thuhet në njoftimin e lëshuar pas këtij takimi.