”Vizitë dhe bashkëbisedim i këndshëm me anëtarë të ASH-së dhe miq në Debresh.
Në këtë takim së bashku me kryetarin e degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija, deputeti e zonës Halil Snopçe dhe kryesuesi i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani biseduam me banorët e këtij fshati i cili llogaritet bastion i ASH-së për punët që kemi bërë si pjesë e qeverisë dhe sigurisht morëm sugjerimin e debreshasve për fuqizim të mëtejmë të subjektit tonë të përbashkët”. shkruan Taravari