Taravari: Vendi ynë ka sigruruar ZERO vaksina

e postuar më at 20:52
90 0

Kryetari i Komunës së Gostivarit, njëherit Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së Arben Taravari ka akuzuar Qeverinë se e ka lënë vendin në mesin e shteteve me më pak të vaksinuar për kokë banori, përcjell Smart News TV.

Në emisionin “Çka nuk është e qartë” në Tv Alfa, Taravari tha se Republika e Maqedonisë së Veriut deri më tani ka siguruar ZERO vaksina.

“Dikush do thotë se flas emocionalisht si opozitë, por jo pasi e dinë të gjithë se 3.000 vaksina na u dhuruan nga Serbia ku shkuan ti presin ato vaksina thaujse e gjithë Qeveria dhe u fotografuan sikur se kanë bërë kushedi se çfarë, kurse ato ishin dhuratë nga një vend fqinj. Edhe vaksinat ruse prej 3.000 sërish na dhanë dhuratë dhe deri para një muaji nuk u kujtoheshte të sigurojnë edhe lloje tjera të vaksinave. E dini se në OBSH deri më tani janë pranuar 9 lloje të vaksinave të prodhuara e që e kanë kaluar atë filtër të kësaj organizate”, deklaroi Arben Taravari.

Taravari akuzoi edhe për keq-menaxhim të pandemisë, prandaj tha ai, jemi kampinon për nga nurmi i të infektuarve dhe të vdekurve. Smart News TV

nga kategoria