Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka uruar besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit.
Taravari, përmes një postimi në Facebook, tha se lutet për të gjithë që kjo natë të sjellë paqe, gëzim e begati dhe lutje të pranuara.
“✍️ Ajo është paqe deri në agim të mëngjesit” . Urime Nata e Kadrit të gjithë besimtarëve mysliman, dua dhe lutje të pranuara 🤲”, ka shkruar Taravari në Facebook.
Kujtojmë se agjërimi i kësaj nate të Ramazanit konsiderohet i vlefshëm sa njëmijë muaj. Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti.