Kandidati për President nga radhët e VLEN Arben Taravari uron ditën ndërkombëtare për komunitetin rom. Ky komunitet është pjesë e rëndësishme e shoqërisë në Maqedoni të Veriut. Komuna e Gostivarit njihet si komuna e vetme në botë ku valëvitet flamuri rom.
‘Sot është dita ndërkombëtare e komunitetit rom. Komuna e Gostivarit është Komuna e vetme në botë ku valëvitet flamuri rom. Të gjithë pjesëtarëve të këtij komunitetit iu uroj festa të këndshme dhe të mira.’ – citohet në urimin e Arben Taravarit për ditën ndërkombëtare të komunitetit rom.
Urimi i Arben Taravarit për komunitetin rom dhe mbështetja që ka treguar me anë të veprave është një shprehje e qartë e përkushtimit të tij për diversitetin dhe harmoninë etnike në vend.