Smart News

Taravari uron Bajramin: Vlerat e islamit mos të harrohen pas Ramazanit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, ka uruar të gjithë besimtarët muslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Në mesazhin e tij urues, kryetari Taravari thekson se parimet e një muaji gjatë Ramazanit, duhet t’i vazhdojmë edhe më tej me paqe, dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit.

“Nesër është një festë e madhe për të gjithë besimtarët muslimanë kudo qofshin ata! Uroj që vlerat që na mëson islami, mos të harrohen me mbarimim e këtij agjërimi dhe të kujtohen vetëm për Ramazanin e vitit tjetër! Uroj që këto parime të jenë udhëzim për çdo orë e për çdo ditë për secilin nga ne! Gëzuar Bajramin të gjithëve dhe u mbushtë çdo familje me dritën e Zotit! Gëzuar!”, thekson në urimin e tij Arben Taravari, kryetar i ASH-së.https://fb.watch/k1fZCeuvmY/?mibextid=cr9u03

Exit mobile version