Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar popullin dhe Qeverinë amerikane me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Sot në këtë 4 korrik sfidues për të gjithë globin, duke uruar pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbushem me shpresë për një të ardhme më të mirë e më të drejtë për të gjitha racat, fetë dhe kombet!”, ka shkruar Taravari në urimin e tij.
Taravari thekson rolin e SHBA-së si simbol i lirisë dhe drejtësisë, duke përcjellë mesazhin e respektit dhe mirënjohjes ndaj një aleati të palëkundur të shqiptarëve në rajon.