Smart News

Taravari: Ultimatumet nuk i dua, jemi të gatshëm të bisedojmë për unitetin e VLEN-it

“Ultimatumet nuk i dua, asnjëherë në jetë nuk kam funksionuar me ultimatume përkundrazi ajo krijon ndjesi të keqe. Sepse ose pranohem, ose merre ose shko. Nëse vjen ashtu, unë lë hapësirë për të biseduar nëse mundemi të gjejmë gjuhë të përbashkët, sepse fuzionimi aspak nuk është përmend këto 4-5 muaj”.

Kështu ka deklaruar lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari në emisionin “Click Plus” në Tv21, duke komentuar zhvillimet e fundit brenda koalicionit VLEN, ku diskutohet për bashkim në një parti politike.

“Jemi të gatshëm të bisedojmë, po të na thuhet për një javë, për javën e ardhshme, kemi vendosur të bashkohemi, a unë nuk e di këtë! Ky koordinim është moti që të bëhet bashkimi. Atëherë unë vetëm mund t’i inkurajoj dhe t’u them nëse bashkoheni këtu jemi si Aleancë për Shqiptarët për të bashkëpunuar me ju për zgjedhjet lokale. Nëse mendoni se nuk duhet Aleanca për Shqiptarët për zgjedhjet lokale ne dalim edhe vetë. Më mirë ndershmërisht e provojmë kërkojmë përkrahje aty ku mendojmë dhe kujt mendojmë t’i kërkojmë përkrahje. Qëllimi ynë do të jetë që si parti politike të dalim fitues në disa komuna”, u shpreh Taravari.

Exit mobile version