Categories: Lajme

Taravari tregon shtyllat e programit të koalicionit VLEN: BE-ja nuk ka alternativë

Programi i koalicionit “VLEN” bazohet në katër shtylla kryesore dhe së shpejti i njëjti do të publikohet. Kështu ka bërë të ditur Arben Taravari, kandidati i koalicionit “VLEN” për president të Maqedonisë.

Në intervistë për “TV Telma” ai tha se shtylla e parë është Bashkimi Evropian.

“Kjo është rruga në të cilën Maqedonia duhet të vazhdojë. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe me çdo kusht do të insistojmë që kjo rrugë të kalojë dhe të fillojmë sa më shpejt negociatat me Bashkimin Evropian. Shtylla e dytë janë ndryshimet kushtetuese që duhet t’i bëjmë, sepse është kusht për të vazhduar rrugën evropiane”, theksoi Taravari.

“Shtylla e tretë e programit do të jetë sundimi i ligjit. Presidenti ka kompetencë të zgjedhë anëtarë të organeve të ndryshme të sistemit juridik në Maqedoni, dhe kjo është një betejë shumë e rëndësishme për vendin tonë. Dhe shtylla e katërt i referohet stabilitetit dhe bashkëpunimit – ndërkombëtar dhe rajonal”, shtoi Taravari./Telegrafi/

admin

Recent Posts

Taravari: Kandidatët e ASH-së do të fitojnë që në ruandin e parë për kryetar komune

Aleanc për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit të partisë, me ç’rast ka…

48 minutes ago

Albin Kurti dhe roli i tij si alibi i VLEN-it në dështimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Qeverisja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është përballur me sfida të shumta gjatë këtyre…

1 hour ago

BDI: Kapja e qeverisë nga “Bota serbe” rrezikon shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit

Bashkimi Demokratik për Integrim, sot përmes një komunikate ka reaguar përsëri lidhur me ndikimin e…

1 hour ago

ASH: Në vend të librave, nxënësve u shpërndahen kopje të vjetra dhe të grisura

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për gjendjen alarmante me tekstet shkollore nëpër shkollat…

2 hours ago

Kosovë/ Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të fillojë sot dhe do të vazhdojë…

2 hours ago

Shqipëria më afër Evropës, ASH: Urime Shqipëri, Maqedonia e Veriut humbi rrugën drejt BE-së

Presidenca Daneze njoftoi se në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare,…

2 hours ago