Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot nga Kërçova tha se top prioritet për MSH-në është ndërtimi i Spitalit të Kërçovës dhe Spitalit të Shqipit, shkruan TV21. Taravari tha se pas Vitit të Ri do të dalin me planet konkrete për këto dy projekte.
“Besoj se pas Vitit të Ri do të dalim me projekt konkret dhe deri nga fundi i vitit 2027, besoj se këto dy spitale do të jenë në përdorim. Kështu që shihemi ka marsi-prilli vitin e ardhshëm, kur do t’i fillojmë punimet këtu në Kërçovë”, deklaroi mes tjerash Taravari.