Smart News

Taravari tregon 4 shtyllat kryesore të programit të tij

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për presidenti i koalicionit VLEN, Arben Taravari në debatin presidencial tha se programi i tij bazohet në 4 shtylla.

“Sipas meje Maqedonia ndodhet në një udhëkryq, i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e shtetit, pasi që jemi në një krizë të trefishtë. Jemi në krizë ekonomike, politiko-kushtetuese dhe po ashtu në krizë etike dhe morale që ndodh në shoqëri. Këto tre kriza kanë polarizuar shoqërinë duke ndikuar thellë në ndasitë ndërmjet njerëzve që jetojnë këtu dhe rritjen e euroskeptizcimit që nuk është aspak e mirë për shteti dhe gjithashtu edhe për minimizimin e demokracisë liberale”, tha Taravari.

Taravari tha se si president i ardhshëm do të bëjë gjithçka për ta mbajtur kohezionin dhe ta zhvilloj rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Maqedonia është shtet ose shtëpi e të gjithë njerëzve që jetojnë këtu, është shtet multi-etnik dhe prandaj ekspertët të cilët e përgatitën bashkë me mua programin tim përgatitëm programin i cili bazohet në 4 shtylla kryesore. Integrimi në BE, siguria, shteti i së drejtës dhe demokracia konsensuale”, tha Taravari.

Exit mobile version