Smart News

Taravari: Të drejtën se kush do të udhëheq me Qeverinë e vendos populli, VMRO dhe BDI bëjnë publicitet ndërmjet veti

Kryetari i Aleancës për Shqiptarër, Arben Taravari në intervistën e tij për TV Globi në lidhje me kërkesën e VMRO-DPMNE-së të mos ketë subjekte shqiptare për të votuar ndryshimet kushtetuese u shpreh se askush në këtë vend nuk e ka ekskluzivitetin që të tregojë se kush duhet të jetë në Qeveri.

“Të drejtën se kush duhet të jetë në qeveri e ka vetëm sovrani. Qytetari i cili ditën e zgjedhjeve voton dhe tregon se kush duhet të udhëheqë me qeverinë”, u shpreh Taravari.

Kreu i ASH-së, u shpreh se kërksa e VMRO-së që të mos jetë BDI në qeveri është publicitet për BDI-në.

“Një prej kërkesave ishte largimi i BDI-së. Unë personalisht e kam thënë edhe publikisht se përshtypja e shumicës së qytetarëve është se bëhet publicitet ndërmjet VMRO-së dhe BDI-së, vetëm për ta ngritur rejtingun e njëri-tjetrit”, deklaroi Arben Taravari.

Ai përmendi se përvoja tregon se gjatë qeverisjes BDI-VMRO, çdo herë këto parti para zgjedhjeve gjithmonë kanë ngritur tensionet dhe në fund kanë vazhduar bashkë.

Exit mobile version