Sot bëhen 24 vite prej kur 12 Gushti shënohet si Dita Ndërkombëtare e Rinisë.
U jemi mirënjohës të gjithë të rinjve për kontributin e jashtëzakonshëm që po e japin për qytetin tonë.
Takimet, diskutimet e shpeshta të organizuara me ju dhe nga ju, e kanë shtuar peshën dhe vlerën e rinisë në Gostivar. Zërin tuaj, ne si pushtet lokal, do vazhdojmë ta mbështesim edhe në të ardhmen ashtu siç kemi vepruar deri më sot, duke krijuar tre qendra rinore: Qendra Komunitare Rinore – YCC, iCAN – Qendra e Resurseve Rinore dhe CoWork Gostivar, ku ju dhe ne të gjithë flasim për sfidat e së ardhmes së përbashkët.-shkruan Taravari në rrjetin social Facebook