Smart News

Taravari takon drejtorin e IRI-t amerikan, bisedojnë për aktivitetin e ASH-së

 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot priti në takim drejtorin e IRI-t për Evropë, Paul McCarthy.

Në takim dy bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, procesin e reformave, ndryshimet kushtetutese si kusht për vazhdimin e vendit drejt BE-së, reformën zgjedhore si dhe për aktivitetin politik të Aleancës për Shqiptarët dhe kontributin e saj në proceset e rëndësishme në vend.

Kreu i ASH-së,Arben Taravari falënderoi IRI-n dhe z. McCarthy për mbështetjen e deritashme dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në profesionalizimin dhe përgatitjen kuadrovike përmes projekteve të ndryshme të tyre, në të cilat përfshihet edhe Aleanca për Shqiptarët.

Exit mobile version