Smart News

Taravari: Synimi jonë është që ta ruajmë VLEN-in deri në atomin e fundit

Aleanca për Shqiptarët (ASH) po mban Kuvendin e saj në Gostivar, ku po zhvillohen diskutime në lidhje me vazhdimin e rrugëtimit politik për zgjedhjet lokale.

Si konstatim i kësaj mbledhje, u dakordësua që Kryesia e ngushtë e ASH-së të angazhohet seriozisht në gjetjen e një gjuhe të përbashkët me koalicionin VLEN, me synimin për të dalë së bashku në zgjedhjet e ardhshme.

“Qëndrimi ynë i përbashkët është që ta ruajmë unitetin e VLEN-it deri në atomin e fundit,” deklaroi kreu i ASH-së Arben Taravari

Taravari ndër të tjera tha se ASH nuk përjashton as opsione të tjera rezervë, por thekson se prioritet mbetet bashkëpunimi në kuadër të VLEN-it.

Nga Kuvendi Qendror u pranua gjithashtu një rekomandim që partia të intensifikojë kontaktin me qytetarët.

“Që nga java e ardhshme do të organizojmë takime me degët për të dëgjuar mendimin e votuesit,” thekosi Taravari.

Një tjetër propozim i rëndësishëm që ASH i ka adresuar VLEN-it siç tha Taravari është realizimi i sondazheve të përbashkëta për të matur potencialin elektoral.

“Qëllimi final nuk është të fitojë vetëm Aleanca apo një parti tjetër, por të fitojë VLEN-i si koalicion. Historia ka treguar se kudo që ka qenë ASH, ai koalicion ka dalë fitues”, tha Taravari

Exit mobile version