Categories: Lajme

Taravari sjell praktikë europiane, aftësohen persona me nevoja të veçanta për tregun e punës

Gjatë ditës së sotme në Qendrën Komunale Multifunksionale u ndanë diplomat e para për personat me nevoja të veçanta dhe personat e papunësuar të cilët ndoqën trajnimin në fushën e gastronomisë.

Diplomat që i lëshon Qendra për Arsimin e të Rriturive dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ndau kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili u shpreh se përveç certifikatave, personat me aftësi ndryshe tashmë janë të gatshëm për tregun e punës.

“Sot promovuam projektin e përbashkët mes Komunës së Gostivarit dhe UNDP-së që kishte për qëllim aftësimin e personave me nevoja të veçanta. Këta persona të cilët sot morën certifikata, tashmë janë persona të aftësuar dhe në mënyrë të pavarur mund të angazhohen dhe të punojnë në komunë”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Kujtojmë se projekti përfshin trajinime në fushën e hotelerisë, kuzhinë për prodhimin e ushqimit dhe lokacione për ushqim të shëndetshëm në shkollat fillore dhe të mesme të Gostivarit, ndërsa trajimi i parë përfshinte përgatitje të produkteve të pastiçerive.

Ndryshe, projekti financohet nga UNDP-ja në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit dhe u dedikohet personave me arsim fillor dhe personat me nevoja të veçanta dhe përfshin gjithsej 280 orë praktikë.https://www.facebook.com/1265185232/posts/pfbid034LPYgi1DBwkRs1oPMfZsD3dQcCx6LsLpr1x73kMQGktKsfgSmQY7HNRptZXB7EkEl/?mibextid=5eVWNK

admin2 admin2

Recent Posts

Osmani: Qeveria duhet të sqarohet për votimin në OKB

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, tha se pas çdo suksesi të…

3 hours ago

Çairi me 22 KAZINO – A po shndërrohet në “Las Vegasin” e Shkupit? (Video)

Premtimet për mbylljen e KAZINOV-e në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar vetëm fjalë boshe. Në…

4 hours ago

Luan Veliu: Koka dhe krahet që sigurojnë fitore që në raundin e parë!

Talat Xhaferi, Nexhadi Jakupi dhe Isak Lazami, Shef i shabit politik, bashke me Shefat e…

4 hours ago

Ministrja virtuale Diella, kryeministri Rama: Ajo nuk fle, nuk lodhet dhe nuk ka interesa personale

Në një intervistë për radion britanike “Times Radio”, kryeministri Edi Rama ka folur për përfshirjen…

4 hours ago

Nazim Taipi prezanton ekipin fitues të komunës së Tearcës

Kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së për komunën e Tearcës, Nazim Taipi sot…

5 hours ago

Ali Ahmeti: Sot në Hagë dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se sot, në Sheveningen të Hagës, bashkë me…

6 hours ago