Taravari: Situata politike në RMV, pak e tensionuar. Ndryshimet kushtetuese të bëhen deri në 2023

130 0

Në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 nga gazetarja Nisida Tufa, i ftuar ishte Arben Taravari,   kryetari i Partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka folur për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se në këto momente është e tensionuar.

Ai foli më tej duke thënë se ata kanë arritur që të të marrin 8 deputetë. Duke folur për situatën politike në Shqipëri, ai tha se një qeveri nuk duhet të kalojë më shumë se dy mandate qeverisëse.

Ndërkohë sa i takon procesit të integrimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ai tha se mendon se vendi jonë do të avancojë dhe do të shkojë drejt anëtarësimit.

“Maqedonia dhe Shqipëria disa vite kanë shkuar paralelisht në shumë procese, përjashto NATO, e në bazë të ligjeve mendo se Maqedonia është një hap para, por në periudhën e fundit për shkak të Bullgarisë kishte telashe. Mendoj se Shqipëria do të shkëputet dhe do të ecë para, ndërsa Maqedonia jo. Kisha dashur që në 2023 të kishin ndodhur ndryshimet kushtetuese dhe edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ecnin para”, u shpreh ai.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria

pg slot