Taravari: Shumica e ka ngulfatur debatin parlamentar

78 0

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në Tv Alfa mbrëmë tha se kjo Qeveri është disfunksionale dhe e paaftë të udhëheqë dhe shtoi se “sidomos në kohë krize u tregua edhe e paaftë edhe arrogante”.

Prandaj, mendoj tha ia, se duhet gjetur një zgjidhje që do na nxjerrë nga kriza shumëdimensionale.

Taravari ka thënë se sjellja e pushtetit ndaj opozitës është shumë e vrazhdë, arrogante dhe nënçmuese,

“Ata gjith kohën akuzojnë opozitën kurse vendimet duhet ti sjellin ata. Është e çuditshme se kjo shumicë e brishtë parlamentare sillet me aq vrazhdëzi, bile në disa raste e marrin të drejtën edhe të na akuzojnë për mungesë kuorumi, që është e pa logjikshme, sepse opozita nuk është aty për të krijuar kuorum por për të debatuar, por shumica e ka ngulfatur debatin parlamentarë dhe ata janë fajtorët kryesorë dhe bllokues të punës së Kuvendit”, deklaroi Arben Taravari.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria