Categories: LajmePolitika

Taravari: Shteti i së drejtës është një nga pikat më të dobëta të Maqedonisë

Në pyetjen se si dilet nga situata me dështimin e gjyqësorin të Maqedonisë, Taravari theksoi se, shteti i së drejtës është një nga pikat më të dobëta të Maqedonisë.

“Shteti i së drejtë është njëra prej pikave më të dobëta të funksionimit të shtetit të Maqedonisë dhe për këtë kemi marrë plot rekomandime edhe prej faktorit ndërkombëtar, por edhe prej ambasadorëve me relevancë. Tani Ministrinë e Drejtësisë e udhëheq kuadri i Aleancës për Shqiptarët dhe besoj se tashmë kanë nisur disa procedura për t’i stabilizuar gjykatat dhe prokurorinë”, u shpreh Taravari.

Ai beson se duhet të gjendet një mënyrë për ta pastruar sistemin gjyqësor, siç është vetingu ose ndonjë formë tjetër.

“Besueshmëria e qytetarëve në sistemin gjyqësor është 4-8%. Kjo është katastrofale. Besoj se gjatë kësaj periudhe, me ndryshimet që do t’i propozojmë si Ministri e Drejtësisë, kjo besueshmëri do të rritet dhe qytetarët do ta vërejnë se ka ndryshime në sistemin gjyqësor”, deklaroi kryetari i ASH-së, Arben Taravari, për zërin e Amerikës. 

admin2 admin2

Recent Posts

Gjykata speciale në Hagë “pushtohet” nga shqiptarët, nis protesta në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK

Organizata e Veteranëve të luftës donte ta zhvillonte tubimin përpara gjykatës, por nuk u dha…

3 minutes ago

Portalb: Mijëra euro të Komunës së Çairit për lokalin e zvëvendësministres, Antikorrupsioni ende pa vendim

Edhe pse ka kaluar kohë nga hapja e rastit pas raportimit të Portalb.mk, Komisioni Shtetëror…

34 minutes ago

Rexhepi: Asaf Abduramani do të prijë listën e këshilltarëve të AKI-së për Tetovën!

Dr Asaf Abduramani do të jetë bartës liste nnga AKI-ja në Tetovë. Kandidati i AKi-së…

48 minutes ago

Sot protestohet në Hagë kundër Gjykatës Speciale

Nga Kosova, Shqipëria, vende të ndryshme të Evropës e nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

1 hour ago

Selmani: “Në pamundësi të dënojë VOJOVDAT, Adnan Azizi shpif kundër BDI-së (Video)

Nga Naser Selmani, Gazetar- Analist Ky është deputeti i Besës, Adnan Azizi, i cili në…

1 hour ago

ASH- Tetovë: Këta janë kandidatët për këshilltar që do të jenë përkrah kryetarit të ardhëshëm Bajram Rexhepi

Të nderuar qytetarë, Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë ka kënaqësi të ju informoj që…

2 hours ago